Prishtina e Re përmbys Malishevën në fund

Prishtinë | 11 Pri 2026 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Prishtina e Re ka shënuar fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj Malishevës, duke triumfuar 2-1 në një ndeshje dramatike.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 59-të me golin e Brunos

. Vendasit reaguan në fund të takimit, ku fillimisht barazuan në minutën e 78-të përmes Ibrahim Kargbos.

Goli i fitores erdhi në minutën e 89-të, kur Endrit Baholli realizoi për t’i dhënë tri pikë jetike skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Prishtina e Re shkon në kuotën e 27 pikëve, por mbetet në pozitën e fundit pas 28 xhirove. Në anën tjetër, Malisheva qëndron në vendin e pestë me 40 pikë.

Gara për mbijetesë mbetet e fortë, me Prishtinën e Re që ndjek nga afër Drenicën, e cila ka vetëm dy pikë më shumë, si dhe Ferizajn dhe Llapin që kanë nga 32 pikë. 

Të ngjashme