Të premten seanca e radhës, Nagavci: Pikë e rendit të ditës edhe dërgimi i FKS-së në Gaza

Prishtinë | 14 Pri 2026 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Shefja e GP të VV-së Arbërie Nagavci, tha se të premten do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, seanca pritet të fillojë në ora 10:00.

Ndërsa, përveç pikave të rregullta do të bëhet edhe zgjedhja e dy anëtarëve për Gjykatën Kushtetuese si dhe dërgimi i FSK-së, në Gaza.

“Janë dakorduar që të ftohet seanca e radhës ditën e premte në ora 10:00. Përveç pikave të rregullat do të bëhet edhe zgjedhja e dy anëtareve për Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu edhe dërgimi i FSK-së në Gaza”, ka thënë ajo.

Të ngjashme