Osmani folëse në TED Talk, prezanton të vërtetën e Kosovës

Prishtinë | 14 Pri 2026 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Ish presidentja Vjosa Osmani do të jetë një nga folëset kryesore në TED Talk, në Kanada.

Në një postim në rrjete sociale, presidentja ka deklaruar se do të flasë për historinë e Kosovës.

“TED Talk është një nga ato hapësira të rralla ku idetë nuk janë thjesht mendime, por nxitje për veprim.

“Është privilegj të jem në Vancouver të Kanadasë, e ftuar si një nga folëset kryesore, ku do të flas se si historia e Kosovës tregon se kur mbrojmë të vërtetën, demokracinë dhe humanizmin çdo ditë, edhe vendet e vogla mund të frymëzojnë ndryshim të madh e për të mirë” shkroi Osmani.

Të ngjashme