Projektligji për energjinë, Hamza: Kosova mund t’i humb paratë, por fajtorët jeni ju

Prishtinë | 17 Pri 2026 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza deklaroi se ligjet që po sillen në Kuvend po sillen në mënyrë të përshpejtuar, raporton Ekonomia Online.

Ai u ndal te projektligji për energjinë duke thënë se mund të kishte ardhur në Kuvendin e Kosovës në mënyrë të rregullt dhe jo në procedurë të përshpejtuar.

“Kosova mund t’i humb paratë, por fajtorët jeni ju, për shkak se nuk e keni proceduar ligjin në kohë. Për të debatuar për ligjin, është në përgjegjësinë e deputetëve të Kosovës. Pse nuk e keni sjellur para një muaji, kush u ka ndaluar. Ju po deklaroni që ligji është prej vitit 2024, atëherë e sjellni në procedurë të përshpejtuar si shumicën e ligjeve që po vijnë në këtë Kuvend. Nëse dëshironi me i trafiku, me i kontrabandu ligjet, me cënu të drejtën e deputetëve për të diskutuar për të dhënë kontributin e tyre, kritikat, alternativat, propozimet është tjetër”, tha Hamza.

Të ngjashme