Kurti njofton për pjesëmarrje në Global Progressive Mobilisation, Barcelona 2026

Prishtinë | 17 Pri 2026 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se janë duke marrë në Global Progressive Mobilisation (GPM), Barcelona 2026.

Përmes, një postimi në profilin e tij ën rrjetin social Facebook, Kurti ka shkruar se në Global Progressive Mobilisation është konferenca e parë e llojit të saj, ku janë bashkuar në diskutime partitë politike, organizatat shoqërore dhe aktivistët progresistë nga mbarë bota.

Postimi i tij i plotë:

Sot dhe nesër po marrim pjesë në Global Progressive Mobilisation (GPM), Barcelona 2026, së bashku me nënkryetaren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mrika Limani Myrtaj dhe zyrtaren për marrëdhënie ndërkombëtare, Anila Vrajolli. GPM është konferenca e parë e llojit të saj, ku janë bashkuar në diskutime partitë politike, organizatat shoqërore dhe aktivistët progresistë nga mbarë bota. Ditën e nisëm me mbledhjen e kryesisë së Party of European Socialist (PES), në të cilën iu drejtova të pranishmëve, ku përveç tjerash thashë:

Para së gjithash, më lejoni t’i përgëzoj organizatorët për organizimin e këtij samiti. Ky është vërtet një arritje e rëndësishme e së Majtës evropiane. Për herë të parë, tri organizata të ndryshme të majta, përkatësisht Aleanca Progresive, Internacionalja Socialiste dhe Partia e Socialistëve Evropianë, po bashkohen nën ombrellën e “Mobilizimit Global Progresiv” (GPM).

Historia e së Majtës është e njohur për përçarjet e brendshme. Por, siç jam i bindur se do të pajtoheni, kjo nuk është kohë për sektarizëm të vogël. Debati i fuqishëm brenda radhëve tona është gjithmonë i mirëseardhur, por qëllimi përfundimtar duhet të jetë gjetja e një terreni të përbashkët ndërmjet aktivistëve dhe organizatave të majta. Në një kohë sfidash serioze globale, siç janë prapakthimi demokratik, lufta dhe kërcënimi i afërt që paraqesin dy krizat ekzistenciale të kohës sonë, katastrofa ekologjike dhe rreziku i luftës bërthamore, është detyrë morale e së Majtës të gjejë mënyra për veprim të koordinuar përtej kufijve kombëtarë.

Të ngjashme