Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje që s’po e sjellin për ta ratifikuar në Kuvend marrëveshjen për Bordin e Paqes.
Sadiku ka thënë se partia në pushtet vetëm për këtë Ligj nuk po ngutet.
Ai ka shtuar se nuk po mund t’i kualifikojë LVV-në si anti-amerikanë, megjithatë thekson se partia e Kurtit po japin të dhëna të mjaftueshme për t’i quajtur të tillë.
“Vetëm çështjen e Bordit të Paqes po e vononi. Po kërkohet në maksimum që të shpenzohet koha. I vetmi proces që ju s’jeni për t’ngutë është Bordi i paqes. Nuk po mundem me iu thanë anti-amerikan se s’muj, as nuk mendoj që jeni, por që po na jepni të dhana të mjaftueshme me iu thanë e s’po muj, vërtetë po na jepni”, ka deklaruar Sadiku.