Kryhet raundi i dytë i votimit për dy gjyqtarët e Kushtetueses, eliminohet nga gara edhe një kandidat, mbesin edhe katër

Prishtinë | 17 Pri 2026 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës me votim të fshehtë ka votuar për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pas raundit të dytë, nga gara është eliminuar Shpresa Emra, e cila kishte 12 vota.

Ndërsa vazhdojnë në raundin e tretë:

Zahir Qerkini  – 42 vota

Flamur Mrasori – 43 vota

Emine Avdyli Pozhari – 63 vota

Jonida Xhafaj – 62 vota

Të ngjashme