ZKA auditon procesin e përfshirjes dhe mbështetjes së nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat fillore

Prishtinë | 18 Pri 2026 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës “Përfshirja dhe mbështetja e nxënësve me nevoja të veçanta në shkollat fillore në Kosovë” për periudhën 2022- 2025.

Auditimi do të vlerësojë nëse institucionet përgjegjëse kanë krijuar dhe zbatuar në mënyrë efektive mekanizmat e nevojshëm për mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore, si dhe nëse këta mekanizma kanë ruajtur cilësinë dhe kohën efektive të të nxënit në klasë.

Fushëveprim i këtij auditimi do të jenë: Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës, si dhe disa shkolla fillore në këto komuna. Po ashtu pjesë e fushëveprimit mund të jetë edhe Inspektorati i Arsimit.

Të ngjashme