Aksioni i Inspektoratit të Punës, 34 ndalim punimesh në 48 orët e fundit

Prishtinë | 18 Pri 2026 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar një aksion të gjerë inspektues në të gjithë territorin e Kosovës, duke u fokusuar në sektorët me rrezikshmëri të lartë.

Sipas njoftimit, aksioni është realizuar në zbatim të vendimit të Ministrit të MPVL-së dhe në përputhje me mandatin ligjor, me qëllim rritjen e sigurisë dhe respektimit të ligjit në vendet e punës.

Gjatë 48 orëve të fundit janë realizuar gjithsej 72 inspektime, nga të cilat janë shqiptuar 34 ndalime të punimeve, 2 leje për punim, si dhe janë evidentuar 22 vërejtje dhe 16 raste pa vërejtje.

Sipas të dhënave, inspektimet janë zhvilluar në Prishtinë, Fushë Kosovë. Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Lipjan.

Të ngjashme