Nagavci: Po bëjmë përpjekje për të shmangur zgjedhjet e reja

Prishtinë | 27 Pri 2026 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci pas seancës së jashtëzakonshme, ka thënë se janë duke bërë përpjekje për çështjen e zgjedhjes së presidentit, raporton Ekonomia Online.

“Jemi këtu dhe do të bëjmë përpjekjet tona deri në fund që të shmangim zgjedhjet e reja. E patë që dy kandidaturat tona, edhe zëvendëskryeministri Konjufca edhe deputetja Fatmire, tashmë i tërhoqën kandidaturat e tyre dhe po bëjmë edhe një hap tjetër përpara, tepër të rëndësishëm, në mënyrë që të shmangim zgjedhjet e reja. Deri në përfundim të afatit do të angazhohemi dhe shpresojmë që vendi të bëhet me president brenda afatit kushtetues”, tha Nagavci.

Të ngjashme