Tragjedi në Meksikë: Së paku 11 të vdekur nga rrokullisja e autobusit

Prishtinë | 02 Maj 2026 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Festa e Ditës së Punëtorëve u kthye në tragjedi të premten ku së paku 11 persona vdiqën dhe 31 të tjerë u lënduan kur një autobus turistik u aksidentua në shtetin perëndimor të Meksikos, Nayarit.

Autobusi, që po udhëtonte nga shteti Jalisco, doli nga autostrada dhe u rrokullis afër qytetit Amatlan de ​Canas, ka thënë qeveria e shtetit të Nayarit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Sipas zyrtarëve, pasagjerët ishin duke shkuar në qendrën rekreative në Nayarit. Reaguan ekipet e emergjencës nga Nayarit dhe ​Jalisco, duke mbyllur rrugën për të kryer operacionet e shpëtimit dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.Aksidentet me autobus janë të shpeshtë në Amerikën Latine dhe në autostradat e Meksikos. /Klankosova

Të ngjashme