Gjatë “tubimit të bashkimit” të LDK-së, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas saj, në anën e vet e ka veç të vërtetën.
Megjithatë, ajo goditi partinë në pushtet, duke deklaruar se përkundër LDK-së që kanë të vërtetën, sipas saj, ata kanë veç propagandën.
“Ky përkushtim nuk do të ndalet sado që dikush mund ta dëshirojë një gjë të tillë, sepse faktet janë të forta dhe janë në anën tonë. E vërteta është në anën tonë, ne kemi veç të vërtetën, ata kanë veç propagandën”, u shpreh Osmani.
“Ka nga ata që e quajnë veten të pazëvendësueshëm pikërisht duke e mbajtur qytetarin peng të frikës e viktimë të linçimeve. Kush do e kishte imagjinuar që 27 vjet pas luftës, dikush do të konsideronte kësi pengesë veç pse i janë hapur dyert Kosovës, pengesë veç pse flamuri i Kosovës nisi të ngrihej nëpër forume botërore, pengesë nga ata që nuk mund ta ngrenë flamurin as në forumet e brendshme e lëre më në forumet ndërkombëtare”, u shpreh ish-presidentja, transmeton klankosova.