Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati dhe DJ Gimbo, kanë rikthyer vëmendjen e publikut pas publikimit të një videoje misterioze në rrjetet sociale.
Në pamjet e shpërndara, dyshja shfaqet në një atmosferë energjike, duke kënduar dhe kërcyer nën ritmet e këngës “DJ” të Rezarta Shkurtës. Kimia mes tyre dhe momentet spontane kanë bërë që videoja të komentohet gjerësisht nga ndjekësit.
Ajo që ka nxitur më shumë reagime ishte mbishkrimi i Selin krahas videos, ku shkruante: “Keni pyetur për këtë… së shpejti”. Ky mesazh ka shtuar dyshimet se dyshja mund të jetë duke përgatitur një projekt të përbashkët.