Osmani uron 80-vjetorin e Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë

Prishtinë | 13 Maj 2026 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 80-vjetorin e Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, duke e cilësuar këtë institucion si simbol të historisë, sakrificës dhe dinjitetit kombëtar.

Përmes një postimi publik, Osmani tha se rikthimi në këtë gjimnaz ishte një rikthim në një “vatër ku historia, sakrifica dhe dinjiteti janë ndërthurur me arsimin shqip”.

Ajo uroi jubileun e 80-të të shkollës, duke e përshkruar Gjimnazin “Frang Bardhi” si “krenari dhe kujtesë të gjallë të qëndresës sonë për mbijetesë e liri”.

Të ngjashme