Kjo është gjendja e të riut që u ther me thikë në Istog, futet në sallë për operacion

Prishtinë | 21 Maj 2026 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Konflikti i të rinjve në Istog përfundoi me një të lënduar rëndë, si pasojë e therjes me thikë.

Rreth gjendjes shëndetësore të tij, detaje ka dhënë drejtori i Qendrës Emergjente, Naser Syla.

Syla tha se pacienti është transferuar në sallë operative, ku do të intervenojnë ekipet përkatëse.

“Një pacient i sjellur nga spitali i pejës, me plagë therëse, gjendje e rëndë.dhe jo stabile, pacienti i lidhur në aparat respirator i intubuar, në QE jonë kryer ekzaminimët e nevojshme, pacienti është transferuar në sallën operative të QE dhe është duke u intervenuar nga ekipet e K torakale, k abdominale, ORL dhe anestezionit, politraumë e rëndë dhe gjendje e rëndë, pas intervenimit do të transferohët në MIQ për trajtim të me tutjeshëm”, deklaroi Syla për Klankosova.

Të ngjashme