Aktgjykimi i 16 shtatorit në Hagë ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë. Katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.
Njohësit e diplomacisë thonë se vendimi mund të ketë pasoja edhe në planin ndërkombëtar dhe të ndikojë në synimet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Sipas Dritëro Arifit, Serbia mund ta shfrytëzojë këtë situatë për të lobuar kundër Kosovës, ndërsa institucionet duhet të jenë të përgatitura në aspektin politik, diplomatik dhe juridik.
Edhe ish-ambasadori Albert Prenkaj ka kërkuar unitet politik dhe koordinim më të madh me vendet e Quintit.
Sipas tij, Serbia dhe Rusia mund të ndërmarrin hapa për ta dëmtuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare pas aktgjykimit të Speciales.