Ramadani: Gradimet brenda Policisë për motive politike, ndryshimi i Udhëzimit ndodhi në kohë fushate

Prishtinë | 23 Maj 2026 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani, ka renditur disa arsye se pse rregulli i ri për gradimin brenda Policisë është për motiv politik/partiak.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është miratuar Udhëzimi i ri Administrativ për Procesin e Gradimit në Policinë e Kosovës.

Sveçla tha se përmes këtij Udhëzimi, zyrtarët policoë që nuk janë graduar prej mbi 10 vite, do të mund të hyjnë në proces për dy grada njëherazi.

Por, Ramadani thotë se Udhëzimi Administrativ që ka qenë në fuqi nuk ka paraqitur asnjë pengesë për organizimin e proceseve promovuese.

“Është e papranueshme që një zyrtar policor të mund të avancojë në gradën e togerit pa kaluar gradën e rreshteri”, tha ai.

Ramadani tha se ndryshimi i Udhëzimit në kohë fushate zgjedhore ngre dyshime serioze “për prapavijë politike të partisë-shtet”.

Postimi i plotë:

Policia për Kosovën, jo për partinë në pushtet!

– Ja 15 argumente pse rregulli i ri për gradimin brenda Policisë është për motiv politik-partiak:

1. Udhëzimi Administrativ që ka qenë në fuqi nuk ka paraqitur asnjë pengesë për organizimin e proceseve promovuese.

2. Që nga ardhja e VV-së në pushtet nuk është organizuar asnjë proces promovues i mirëfilltë.

3. Menaxhmenti i Policisë së Kosovës ka dështuar të sigurojë kuadrin e nevojshëm komandues dhe udhëheqës.

4. Mungesa e promovimeve ka krijuar boshllëqe serioze në strukturën komanduese të Policisë.

5. Buxheti është dëmtuar, pasi për vite të tëra pozitat e gradave më të larta janë mbuluar nga zyrtarë me grada më të ulëta.

6. Konkursi për gradën e rreshterit u anulua më 9 korrik 2024 për shkak të parregullsive dhe dyshimeve për keqpërdorime.

7. Drejtori i Policisë nuk ka dhënë asnjë përgjegjësi për anulimin e këtij procesi.

8. Ndryshimi i Udhëzimit është bërë pa analizë profesionale dhe pa argumente të qëndrueshme.

9. Ndryshimi i Udhëzimit në kohë fushate zgjedhore ngre dyshime serioze për prapavijë politike të partisë-shtet.

10. Këto ndryshime ulin standardet profesionale të sistemit të promovimit.

11. Është e papranueshme që një zyrtar policor të mund të avancojë në gradën e togerit pa kaluar gradën e rreshterit.

13. Grada e rreshterit është themeli i mbikëqyrjes operacionale dhe udhëheqjes taktike në Polici.

13. Këto ndryshime krijojnë hapësirë për favorizime dhe avancime jashtë parimit të meritokracisë.

14. Veprimet e deritanishme kanë krijuar perceptimin se drejtimi i Policisë po vihet në funksion të interesave partiake.

15. Policia e Kosovës duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe ligjit, jo interesave politike të pushtetit.

Boll më!

Kjo nuk do të tolerohet kurrsesi!

Të ngjashme