Bajrami pyet ZRRE-në nëse do ta rilicencojë EFT-në e Vuk Hamoviqit

Prishtinë | 22 Nën 2026 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i është drejtuar publikisht Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke kërkuar sqarime nëse është ende në rend dite rilicencimi i kompanisë EFT të Vuk Hamoviqit.

Përmes një postimi, Bajrami ka rikujtuar se më 23 tetor 2026, në rendin e ditës së mbledhjes së Bordit të ZRRE-së ishte përfshirë edhe vazhdimi i licencës së EFT-së, por se vendimmarrja për këtë çështje ishte shtyrë.

Ajo ka kërkuar nga ZRRE-ja të tregojë nëse kjo çështje vazhdon të jetë në rend dite, duke marrë parasysh vendimin e fundit të Qeverisë për ndalimin e tregtisë së energjisë elektrike me kompanitë serbe.

“Më 23 tetor 2026, në rendin të ditës të mbledhjes së Bordit të ZRRE-së ishte edhe vazhdimi i licencës së EFT-së, por vendimmarrja u shty.

Më 16 nëntor Qeveria mori vendim për ndalimin e tregtisë së energjisë elektrike me kompanitë serbe.

Prandaj, ZRRE duhet të na përgjigjet publikisht: A e ka ende në rend dite rilicencimin e EFT-së apo e ka hequr nga rendi i ditës?”, ka shkruar Bajrami.

Të ngjashme