Shiroka Pula: Alfabeti i shqipes është dëshmi e qëndresës sonë dhe e ruajtjes së identitetit kombëtar

Prishtinë | 22 Nën 2026 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke thënë se alfabeti është dëshmi e qëndresës dhe e përpjekjes për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Në mesazhin e publikuar nga Presidenca, Shiroka Pula ka kujtuar delegatët e Kongresit të Manastirit të vitit 1908, të cilët u bashkuan për të përcaktuar alfabetin e gjuhës shqipe.

“Alfabeti i gjuhës shqipe është dëshmi e qëndresës sonë dhe e përpjekjes për ruajtjen e identitetit kombëtar. Lufta jonë për liri u bë edhe për gjuhën shqipe, për të drejtën për ta folur dhe shkruar atë lirshëm”, thuhet në mesazhin e presidentes.

Ajo ka përkujtuar 50 delegatët nga 26 qytete, shoqata dhe klube shqiptare, të cilët morën pjesë në Kongresin e Manastirit më 1908.

“Sot, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje 50 delegatët nga 26 qytete, shoqata dhe klube shqiptare, të cilët në Kongresin e Manastirit, më 1908, u bashkuan për një nga vlerat themelore të identitetit tonë kombëtar, gjuhën shqipe”, thuhet në mesazh.

Shiroka Pula ka theksuar se ruajtja dhe përcjellja e kësaj trashëgimie te brezat e rinj është përgjegjësi e të gjithëve.

“Përgjegjësia jonë është ta ruajmë, ta pasurojmë dhe t’ua përcjellim brezave këtë trashëgimi me dinjitet dhe përkushtim. Ajo është trashëgimia jonë e përbashkët dhe një nga dëshmitë më të fuqishme të qëndresës sonë ndër shekuj”, ka shkruar presidentja.

Ajo ka uruar: “Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”

Të ngjashme