Kandidati për kryeminsitër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për programin qeverisës dhe zotimet.
Abdixhiku ka thënë se shtesat, përfitimet, beneficionet nuk do të jenë lëmoshë elektorale dhe se LDK nuk do t’i ndalë ato, por do t’i rrisë, duke garantuar rregullimin e kësaj çështje me anë të ligjit.
“Shtesat, përfitimet, beneficionet, nuk do të jenë lëmoshë elektorale. Jo, ato nuk do të ndalen. Do të jepen, do të rriten. Dhe do të garantohen me ligj. Si siguri e përhershme jo si blerje elektorale”, theksoi Abdixhiku.
Abdixhiku ka folur për përkrahjen që do t’ia bëjnë nënave dhe fëmijëve.
“Me 200 euro në muaj për secilin të porsalindur, për plot një vit. Me shtesa mujore për secilin fëmijë deri në moshën 16 vjeçare. Me mbështetje të drejtpërdrejtë për gratë kujdestare”, tha Abdixhiku.