Elmi Reçica vazhdon takimet në terren: Me Bedri Hamzën kryeministër, më shumë mbështetje për bujqit dhe bizneset

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Elmi Reçica gjatë së martës ka vizituar vende të ndryshme ku edhe është takuar me qytetarë dhe ka vizituar edhe kompani te ndryshme.

Reçica në Ferizaj është takuar me bujqit.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Reçica ka treguar se ka dëgjuar sfidat dhe nevojat për siç ka thënë ai të sektorit që mban gjallë ekonominë e vendit.

“Mbrëmë, në takimin me bujqit në Balaj të Ferizajt, dëgjuam nga afër sfidat dhe nevojat e sektorit që mban gjallë ekonominë e vendit. Me programin e PDK-së dhe Bedri Hamzën Kryeministër, bujqësia do të ketë më shumë mbështetje, subvencione të drejta dhe investime që rrisin prodhimin vendor e fuqizojnë fermerin kosovar”, ka shkruar ai.

#PDK125 #BedriHamza1 #ElmiReçica17 #STOPKrizesNdryshoKosoven

Ndërsa, në Gjilan ka vizituar kompaninë e sigurimeve Security SAS.

Aty Reçica ka thënë se ka diskutuar për sfidat dhe mundësitë e sektorit të sigurimeve, zhvillimin ekonomik dhe rëndësinë e krijimit të një mjedisi më të favorshëm për bizneset vendore, dhe që padyshim kjo realizohet me fitoren e PDK-së dhe Bedri Hamzën Kryeministër.

“Sot, në Gjilan takim me kompaninë e sigurimeve Security SAS, një kompani me traditë gati dydekadëshe në treg, e udhëhequr nga miku im Din Dalipi. Diskutuam për sfidat dhe mundësitë e sektorit të sigurimeve, zhvillimin ekonomik dhe rëndësinë e krijimit të një mjedisi më të favorshëm për bizneset vendore, dhe që padyshim kjo realizohet me fitoren e PDK-së dhe Bedri Hamzën Kryeministër”, ka thënë ai.

#PDK125 #BedriHamza1 #ElmiReçica17 #STOPKrizesNdryshoKosoven

E, në Prizren kandidati për deputet nga PDK-ja, Elmi Reçica është takuar elitën intelektuale, me veteranët e luftës e drejtuesit e PDK-së.

Sipas tij përvoja, sakrifica dhe besimi i tyre janë forca që na udhëheqin drejt një Kosove më të zhvilluar, me institucione më të forta dhe më shumë mundësi për çdo qytetar.

“Me elitën intelektuale, atdhetare e veprimtare të Prizrenit, me veteranët e luftës, themeluesit dhe drejtuesit e PDK-së, zhvilluam një takim të mbushur me përgjegjësi, vizion dhe përkushtim për të ardhmen e Kosovës. Përvoja, sakrifica dhe besimi i tyre janë forca që na udhëheqin drejt një Kosove më të zhvilluar, me institucione më të forta dhe më shumë mundësi për çdo qytetar”, ka treguar Reçica.

#PDK125 #BedriHamza1 #ElmiReçica17 #STOPKrizesNdryshoKosoven

Kurse, në Viti është takuar me strukturat mbështetëse të Partisë Demokratike të Kosovës në Viti.

“Me strukturat mbështetëse të Partisë Demokratike të Kosovës në Viti, diskutuam për prioritetet e programit tonë zhvillimor, krijimin e vendeve të reja të punës, mbështetjen e bizneseve vendore dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Energjia, përkushtimi dhe besimi i tyre janë garanci se ndryshimi që i duhet Kosovës po vjen”, ka thënë ai.

#PDK125 #BedriHamza1 #ElmiReçica17 #STOPKrizesNdryshoKosoven

Përpos strukturave të PDK-së, Reçica në Viti është takuar edhe me qytetarë.

“Sot në Viti, mbështetja e madhe e qytetarëve dëshmoi se vizioni i PDK-së për një Kosovë më të zhvilluar po gjen gjithnjë e më shumë përkrahje. Me programin për zhvillim ekonomik, vende të reja pune, mbështetje për bujqësinë, bizneset dhe familjet, po ndërtojmë themele të forta për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar”, ka thënë ndër të tjera Reçica.

#PDK125 #BedriHamza1 #ElmiReçica17 #STOPKrizesNdryshoKosoven

E, nga tubimi në Gjilan, Reçica ka deklaruar se energjia, mbështetja dhe besimi i qytetarëve dëshmuan se rrugëtimi ynë, i ndërtuar mbi vlera, përvojë dhe vizion për zhvillim, po merr forcë çdo ditë.

#PDK125 #BedriHamza1 #ElmiReçica17 #STOPKrizesNdryshoKosoven

Kurse, nga takimi me qytetarë dhe mbështetës të PDK-së në Suharek, Reçica ka thënë se besimi, përkrahja dhe përkushtimi i tyre janë dëshmi se vizioni për zhvillim, punë dhe dinjitet po merr mbështetje gjithnjë e më të madhe.

#PDK125 #BedriHamza1 #ElmiReçica17 #STOPKrizesNdryshoKosoven

Të ngjashme