Bardhyl Hasanpapaj: Më 7 qershor, bashkë fitojmë

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, me numër 34 në listë, ka zhvilluar një takim me qytetarë në lagjen Dardania, në Prishtinë ku ka falënderuar të pranishmit për pritjen dhe mbështetjen e dhënë gjatë fushatës elektorale.

Hasanpapaj e ka cilësuar atmosferën e krijuar si plot energji dhe entuziazëm për fitore, duke theksuar se ishte kënaqësi dhe privilegj të prezantohej para qytetarëve si kandidat i Degës IV të LDK-së.

“Dardania mbrëmë ishte plot energji fituese. Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen. Ishte kënaqësi e privilegj të prezantohem para jush si kandidat i Degës IV dhe të ndajmë bashkë rrugën drejt fitores”, ka deklaruar ai.

Në përmbyllje të mesazhit të tij, Hasanpapaj ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në zgjedhjet e 7 qershorit, duke shprehur besimin se fitorja mund të arrihet përmes angazhimit dhe mbështetjes së përbashkët.

“Më 7 qershor, bashkë fitojmë!”, ka theksuar kandidati i LDK-së.

Ndryshe Bardhyl Hasanpapaj, kandidon me numër 34 në listën zgjedhore të LDK-së.

Të ngjashme