Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Shaqir Hetemi ka publikuar një fotografi nga qyteti i Mitrovicës ku në një udhëkryq të dy rrugëve në këtë qytet është vendosur emri i Isa Boletinit dhe Zoran Dindiq.
Hetemi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar pyetur se si është e mundur që në një qytet shqiptar, rruga e Heroit tonë Kombëtar Isa Boletini të vihet krah për krah me emrin e një politikani serb?
Sipas tij, kjo është fyerje ndaj historisë, ndaj gjakut të derdhur dhe ndaj memories së të gjithë dëshmorëve tanë.
Postimi i tij i plotë:
🔴 E PAPRANUESHME — Isa Boletini dhe Zoran Đinđić në të njëjtën rrugëkryq?!
Kjo fotografi është bërë në Mitrovicë dhe thotë më shumë se çdo fjalë!
Isa Boletini — hero kombëtar shqiptar, luftëtar i paepur për liri, njeri që dha jetën për trojet shqiptare, simbol i rezistencës dhe dinjitetit kombëtar. Ai nuk u ul kurrë para armikut.
Zoran Đinđić — kryeministër i Serbisë, politikan serb i vrarë në Beograd në vitin 2003.
Dhe sot — në zemër të Mitrovicës — këta dy emra ndajnë të njëjtin shtyllë!
❓Si është e mundur që në një qytet shqiptar, rruga e Heroit tonë Kombëtar Isa Boletini të vihet krah për krah me emrin e një politikani serb?!
❓Kush e lejoi këtë? Kush e aprovoi? Besoj tashmë e dini, Albin Kurti e aprovoi, Fitore Pacolli e vendosi!
Isa Boletini nuk luftoi që emri i tij të vendoset pranë emrave të atyre që përfaqësojnë shtetin që e persekutoi popullin e tij!
Kjo është fyerje ndaj historisë, ndaj gjakut të derdhur dhe ndaj memories së të gjithë dëshmorëve tanë!
Veriu ka nevojë për përfaqësues që e mbrojnë dinjitetin kombëtar — brenda dhe jashtë Kuvendit!
🗳️ Votoni nr. 106 — Shaqir Hetemi — PDK 125!
Zëri i Veriut — Zëri i Historisë! 💙