Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performancën spektakolare!

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Katy Perry është konfirmuar zyrtarisht si një nga artistet kryesore të Sunny Hill Festival, duke e kthyer Prishtinën në një nga destinacionet më të nxehta muzikore të kësaj vere.

Njoftimi u bë në mënyrë surprizë nga organizatorët e festivalit, të cilët publikuan një video ku zbulohet se “telefonata” fatlume i ka sjellë festivalit një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop në botë.

Në video thuhet se lajmi u mor fillimisht nga Dua Lipa, e cila është edhe themeluesja e festivalit, para se të ndahej me publikun e gjerë.

Prania e Katy Perry pritet të tërheqë mijëra vizitorë nga e gjithë bota në Prishtinë, duke e forcuar edhe më shumë reputacionin e festivalit si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon.

Biletat janë tashmë të disponueshme përmes linkut zyrtar në bio të festivalit, dhe kërkesa pritet të jetë jashtëzakonisht e lartë.

Të ngjashme