Policia e Kosovës, njofton se ka arrestuar një person, i cili dyshohet për shtytje në zjarrvënie.
Në njoftim, shtohet se, rasti ka ndodhur më datë 16.11.2025, në rrugën “Nezir Gashi” në Prishtinë, ku është djegur një automjet dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri.