“Leonidi ishte djali i vetëm”, Deliu viziton familjen Aliu pas tragjedisë në Shëngjin

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga PDK, Blerta Deliu-Kodra, ka vizituar familjen e një prej të rinjve që humbi jetën dje në detin e Shëngjinit, bashkë me një shok të tij.

Ajo bëri të ditur se ka qenë në familjen e Leonid Aliut në Fushë Kosovë, ku ka shprehur ngushëllime për të dy familjet e prekura nga tragjedia.

“Jam pa fjalë prej dhimbjes së madhe që ka familja Binakaj dhe familja Aliu, që janë nga fshati Rrezallë dhe jetojnë në Fushë Kosovë. Para pak minutash i kam vizituar. Gjendja është shumë e rëndë dhe është e vështirë të gjesh fjalët e duhura në këto situata. Leonidi ka qenë djali i vetëm i familjes, ka lënë pas dy motra dhe prindërit që janë të tmerruar nga rasti që ndodhi në Shëngjin. Shpreh ngushëllime për të dy familjet dhe të gjithë ata që kanë humbur familjarët në këtë rast”, tha Deliu-Kodra në Klan Kosova.

Të ngjashme