Haxhiu: Me qytetarët e Fushë Kosovës po mobilizohemi për fitoren e 7 qershorit

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar takime me qytetarë në Fushë Kosovë, në kuadër të aktiviteteve mobilizuese për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai ka thënë se PDK po vazhdon takimet me qytetarët në mbarë vendin me qëllim të fitores në zgjedhje.

“Në Fushë Kosovë u mirëpritëm nga qytetarët në kuadër të takimeve mobilizuese për 7 qershorin që po afrohet. Me përkushtim të palëkundur, bashkë vazhdojmë drejt fitores në mbarë vendin të dielën”, ka shkruar Haxhiu.

Ai ka përsëritur mesazhin e tij politik duke kërkuar ndryshim në qeverisje.

“STOP KRIZËS, NDRYSHO KOSOVËN!”, ka theksuar ai.

Të ngjashme