Ramush Haradinaj ka publikuar një videomesazh në Facebook, një ditë para zgjedhjeve, duke u bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin masivisht në votime dhe të mbështesin Aleancën me numrin 128.
Në mesazhin e tij, Haradinaj e ka cilësuar ditën e nesërme si vendimtare për të ardhmen e vendit, duke theksuar se qytetarët do të vendosin për “siguri, energji e zhvillim”.
“Kosovë, nesër është dita jonë. Është dita kur merret vendimi për siguri, energji e zhvillim. Dilni sa më shumë në votime”, ka thënë Haradinaj në videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale.
Ai ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë numrin 128 dhe listën e Aleancës, duke shprehur mbështetje për kandidatin për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini.
“Votoni 128 dhe listën e Aleancës që i prinë më i miri, nga më të mirët, kandidati ynë për kryeministër, Ardian Gjini”, ka deklaruar Haradinaj.