Ambasada e Britanisë thirrje qytetarëve për të votuar

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka dal me një thirrje për qytetarët pak para se të mbyllen vendvotimet.

Në postimin e bërë Ambasada ka inkurajuar qytetarët që të dalin të votojnë dhe të zgjedhin ata që mendojnë se i përfaqësojnë më së miri.

“Ambasada jonë britanike i ka përcjellur zgjedhjet sot në pjesë të ndryshme të Kosovës. Është e bukur të shohësh votuesit në Kosovë duke ushtruar të drejtën e tyre demokratike. Ende ka kohë që të shkoni dhe të votoni, prandaj ne ju inkurajojmë të gjithë që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të zgjedhin ata që besojnë se i përfaqësojnë më së miri interesat e Kosovës në Kuvend”, thuhet në postimin e tyre.

Të ngjashme