Janë mbyllur të gjitha qendrat e vendvotimeve në Kosovë.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në 18: 54 kanë votuar 29.32 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, pjesëmarrje më e ulët se në zgjedhjet e kaluara të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Sot (e diel) nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, kanë votuar për të zgjedhur kryeministrin e ardhshëm të vendit dhe 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës.