Mbi 62% të procesuara, ky është dallimi në vota mes Kurtit e Osmanit

Prishtinë | 10 Qer 2026 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa të dhënat po publikohen në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar 62.41% të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Nga votat e numëruara deri tani, kandidati për kryeministër nga LVV-ja, Albin Kurti ka marrë 147,833 vota.

Kurse, kandidatja për presidente Vjosa Osmani ka marrë 48,259 vota.

Të ngjashme