Numërimi i votave në Gjermani, këto janë rezultatet nga ambasada dhe konsullatat

Prishtinë | 12 Qer 2026 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Votat e kosovarëve në 30 përfaqësi diplomatike po vazhdojnë të verifikohen dhe numërohen në Qendrat e Numërimit dhe Rezultateve.

Bazuar në përditësimet e KQZ-së, deri më tash janë procesuar 13 prej 47 vendvotimeve apo 27,66%.

Fletëvotimet e numëruara deri më tash janë nga qendrat e votimit në Gjermani, në Ambasadën e Kosovës në Berlin, si dhe në konsullatat në Dyselforf, Frankfurt, Mynih dhe Shtutgart.

Në Berlin tashmë dihen rezultatet nga dy vendvotime.

Të ngjashme