Pas lajmeve për lirimin e Gani Gecit nga paraburgimi, këngëtari Labinot Rexha ka publikuar një fotografi me të, duke e shoqëruar me një mesazh plot respekt dhe vlerësim për mikun e tij.
Në postimin e tij, Rexha ka treguar se takimi me Gecin ishte i veçantë, pasi gjatë bisedës kanë kujtuar luftën, periudhën e pasluftës dhe ngjarje të rëndësishme që kanë lënë gjurmë në historinë e vendit.
Ai ka theksuar se takime të tilla janë më shumë sesa një kafe mes miqsh, pasi sjellin kujtime nga e kaluara dhe nxisin reflektim për sakrificat dhe rrugën e kaluar nga populli shqiptar.
Në fund të mesazhit, Labinot Rexha i ka shprehur Gani Gecit respektin e tij, duke e cilësuar si mik dhe duke vënë në pah rëndësinë e vlerësimit të historisë.
“Kënaqësi dhe respekt për ty, miku im, Gani Geci!”, ka shkruar Rexha në postimin e tij.