Courtois nënshkruan kontratën e re me Real Madridin

Prishtinë | 20 Nën 2026 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Thibaut Courtois ka nënshkruar kontratën e re me Real Madridin, duke e zgjatur qëndrimin në “Santiago Bernabeu” deri në qershor të vitit 2028.

Portieri belg ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit madrilen dhe pritet që rinovimi të zyrtarizohet së shpejti.

Pas Arda Gülerit dhe Aurelien Tchouamenit, Courtois bëhet futbollisti i radhës që siguron kontratë të re me gjigantin spanjoll.

Real Madridi po vazhdon kështu të sigurojë të ardhmen e futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës.

Të ngjashme