Real Madridi ka vendosur një çmim minimal prej 150 milionë eurosh për Vinicius Juniorin, në kohën kur interesimi i Arsenalit për sulmuesin brazilian është rikthyer sërish.
Sipas gazetarit të njohur spanjoll, Josep Pedrerol, gjiganti madrilen kërkon këtë shumë të majme për të lejuar largimin e 25-vjeçarit, i cili vazhdon të jetë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Në anën tjetër, Arsenali është lidhur sërish me transferimin e brazilianit dhe po e shqyrton mundësinë për ta sjellë atë në Premierligë.
Megjithatë, kërkesa prej të paktën 150 milionë eurosh nga drejtuesit e Real Madridit e bën këtë transferim mjaft të vështirë, duke pasur parasysh edhe rëndësinë e Viniciusit në projektin e klubit spanjoll.
Deri më tani nuk raportohet për ndonjë ofertë zyrtare nga londinezët, por interesimi i tyre mund të sjellë zhvillime të reja në merkaton e ardhshme.