Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Prishtinë | 14 Qer 2026 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Brenda Qendrës Emergjente, gruaja rreth 69-vjeçare ka pësuar politrauma shumë të rënda dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve, duke u konstatuar vdekja e saj, raporton Klan Kosova.

Ndërkohë, në gjendje të rëndë vazhdon të mbetet burri i saj, i cili ndodhet në sallën e operacionit në QE, ku po intervenojnë ekipet vaskulare, KMF dhe anesteziologjisë.

Të ngjashme