Familja Fazliu-Podvorica ka falënderuar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë për ngushëllimet e shprehura me rastin e vdekjes së Kimete Fazliu-Podvoricës, motrës së dy Heronjve të Kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu.
Përmes një postimi të familjarit të familjes Fazliu, është bërë e ditur se Salih Mustafa, nga Burgu i Hagës, ka përcjellë ngushëllimet e tij, si dhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Pjetër Shalës, për ndarjen nga jeta të Kimete Fazliu-Podvoricës.
“Sot, Salih Mustafa, nga Burgu i Hagës, na shprehu ngushëllimet e tij, të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Pjetër Shalës, me rastin e ndarjes nga jeta të motrës së dy Heronjve të Kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu, Kimete Fazliu-Podvoricës”, thuhet në postim.
Familja Fazliu-Podvorica ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e treguar në këto momente zie.
“Në emër të familjes Fazliu dhe Podvorica, shprehim falënderimet tona më të sinqerta për ngushëllimet, respektin, kujdesin dhe mbështetjen e treguar në këto momente të dhimbshme për familjen tonë”, thuhet më tej në reagim.