Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, do të marrë pjesë sot në ceremoninë zyrtare të hapjes së “Javës për Ndihmë Juridike Falas”.
Ky aktivitet do të shënohet përmes konferencës me temën “Të bashkuar për qasje në drejtësi për të gjithë”, e cila synon të promovojë rëndësinë e ofrimit të ndihmës juridike falas dhe të avancojë qasjen e barabartë të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Në konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, ekspertë të fushës së drejtësisë, si dhe përfaqësues të organizatave që kontribuojnë në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.