Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Zvicër, ku si pasojë i riu Blerim Salihu, djali i heroit të kombit, Jashar Salihu, humbi jetën.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.
Familjarë shokë dhe miq, me dhimbje të thellë ju njoftoi se mbrëmë pas një aksidenti tragjik në Zvicër, ka humbur jetën djali i axhës tonë Blerim Jashar Salihu, (Blerimi ishte i biri i Gjeneral Jashar Salihut)”, thuhet në njoftimin mortor.
Të njëjtit nuk e bënë të ditur kohën dhe vendin e varrimit.