Mitrovicasin e sulmojnë tre persona dhe ia grabisin paratë, Policia e arreston një person

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Një person është sulmuar nga tre persona pasditen e djeshme në Mitrovicë.

Policia njoftoi në raportin 24-orësh se viktimës ia kanë grabitur edhe para.

“Mitrovicë / 14.06.2026 – 15:20.  Është raportuar se tre persona të panjohur kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe nga i njëjti kishin vjedhur një shumë parashë”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin, Policia tha se është arrestuar dhe intervistuar një person dhe me urdhër të prokurorit është liruar. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme