Marrëveshja me SHBA, Hezbollahu: Irani, një aleat i shkëlqyer

Prishtinë | 15 Qer 2026 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Hezbollahu i Libanit ka reaguar dhe ka mirëpritur marrëveshjen SHBA-Iran, por paralajmëroi se grupi nuk do të pranojë sulme të mëtejshme që shkelin sovranitetin kombëtar.

Në një deklaratë me shkrim, Hezbollahu përgëzoi Iranin për arritjen e tij të madhe dhe shprehu mirënjohje të thellë ndaj Republikës Islamike për këmbënguljen që çdo marrëveshje të përfshijë një armëpushim në Liban.

“Irani edhe një herë konfirmon se është vërtet një aleat i shkëlqyer dhe një mbështetës i fortë.”

Irani dhe ndërmjetësuesi kyesor, Pakistani kanë thënë se marrëveshja, që pritet të nënshkruhet të premten, do t’i japë fund menjëherë luftimeve në të gjitha frontet, përfshirë Libanin.

Forcat izraelite kanë luftuar kundër Hezbollahut në Liban dhe, më herët të dielën, përpara se të shpallej marrëveshja, ajo sulmoi kryeqytetin Bejrut.

Grupi militant i mbështetur nga Irani paralajmëroi gjithashtu se nuk do të pranojë asnjë agresion që shkel sovranitetin e tyre kombëtar dhe gjakun e popullit. Ai u zotua të mbështesë të drejtën e tij për të mbrojtur tokën e tij derisa të arrihet tërheqja e plotë e trupave izraelite dhe kthimi i të burgosurve.

Të ngjashme