Komisioni Qendror i zgjedhjeve tha se janë numëruar 102 prej 223 kutive të votave me postë.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, KQZ tha se është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura me postë.
“Deri më tani (e hënë, 15 qershor 2026, ora 16:00) janë numëruar 102 nga 223 kuti votimi (35.87%), në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së. Sipas procedurave, zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime, pas procesit të vlerësimit janë sistemuar në 223 kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar”, njoftoi KQZ.
Votimi përmes postës u mundësua nga 21 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë.
“Një ditë më parë, KQZ ka përbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pako të supozuara me fletëotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981. Këto pako janë tërhequr nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë”, njoftoi KQZ-ja.