Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, në Çagllavicë.
Një person dyshohet se është plagosur në Veternik të Prishtinës (afër Gorenjës).
Sipas raportimeve i plagosuri është Sh. Kastrati, i cili po trajtohet në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje apo edhe personi/at që e kanë kryer këtë akt.