Dy shpërthime në Prizren, dëmtohen një veturë dhe një shtëpi

Prishtinë | 17 Qer 2026 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Rreth orës 03:15 të mëngjesit, në rrugën “Brigada 128” në Prizren janë raportuar dy shpërthime, si pasojë e të cilave janë dëmtuar një veturë dhe fasada e një shtëpie.

Sipas raportit policor, prona e dëmtuar u përket dy qytetarëve. Menjëherë pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore për të kryer ekzaminimet.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga shpërthimet.

“Rr. Brigada 128, Prizren 16.06.2026-03:15. Raportohet se si pasojë e dy shpërthimeve janë dëmtuar një veturë dhe fasada e një shtëpie pronë e dy viktimave meshkuj kosovarë. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”.

Të ngjashme