Bie sërish çmimi i karburanteve në Shqipëri

Prishtinë | 17 Qer 2026 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur të ulë sërish sot çmimin e karburanteve.

Në mbledhjen e sotme bordi vendosi që çmimi i naftës me pakicë të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, duke e ulur me 4 lekë nga një ditë më parë, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Ndërkohë benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 166 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 154 lekë/litër./A2Cnn

Të ngjashme