Sot, në ditën e 10 pas ditës së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rritur të përmbyllë procesin e numërimit të të gjitha fletëvotimeve që i takojnë zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Zëdhësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se është përmbyllur numërimi i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës, ndërkaq numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta, është përmbyllur në orën 18:30.
Por si qëndron rezultati i partive politike pas përfundimit të numërimit të votave.
Sipsa rezultateve prin Lëvizja Vetëvendosje me 47.13% apo 382,865 Vota. Në vendin e dytë renditet PDK-ja me 19.44% apo 157,893 Vota. Në vendin e tretë rënditet LDK-ja me 16.69% apo 135,559 Vota dhe AAK-ja ka grubulluar 6.74% apo 54,731 Vota.