Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në përkujtimin për dëshmorin Basri Canolli – Shpendi, në ditën e rënies së tij.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Haradinaj shprehu lavdi për ata që nuk kursyen asgjë për atdhe.
Postimi i tij i plotë:
“Basri Canolli – Shpendi, ishte luftëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare, djalë i një familjeje atdhetare, i përcaktuar qysh herët në rrugën e lirisë. Në përvjetorin e rënies së tij, në Canaj të Marecit, e përkujtuam me nderim e mirënjohje, duke rikujtuar trimërinë, guximin dhe vendosmërinë e tij për të qenë gjithmonë i pari në aksione e beteja, me betimin se nuk do ta lëshonte pushkën deri në çlirimin e vendit.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Shpendin!
Lavdi të rënëve që nuk kursyen asgjë për lirinë e atdheut!”