Djegia e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia jep detaje

Prishtinë | 17 Tet 2026 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Një kamion është përfshirë nga zjarri pas vetaksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër daljes së Suharekës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ku bëri të ditur se nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 12:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident), të ndodhur në autostradë (drejtimi Prizren-Prishtinë, zonë e Malishevës). Në aksident është përfshirë një kamion, i cili pas aksidentit është përfshirë nga zjarri. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Krasniqi.

Të ngjashme