Tragjike: I riu shqiptar humb jetën në vendin e punës në Itali

Prishtinë | 02 Kor 2026 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë në vendin e punës i ka marrë jetën një 27-vjeçari shqiptar në Itali, duke e shtuar edhe më tej listën e viktimave nga incidentet në punë në rajonin e Venetos.

Floriano Cani, 27 vjeç, banor i Gemona del Friuli, ndërroi jetë më 30 qershor në një spital në Padova, katër ditë pasi u plagos rëndë gjatë një aksidenti në Due Carrare. I riu ishte shtypur nga një shtyllë telekomunikacioni teksa ishte duke punuar, shkruajnë mediat në Itali transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme