Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka shprehur shqetësim dhe ka dënuar gjuhën denigruese të përdorur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndaj gazetarit Klevin Muka.
Përmes një deklarate, UGSH tha se publikimet në rrjetet sociale, ku është shpërndarë një video dhe janë përdorur etiketime e akuza ndaj gazetarit, cenojnë dinjitetin profesional dhe krijojnë një klimë presioni ndaj gazetarëve.